75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Trajneri i Feronikelit: Treguam se jemi skuadër e fortë

Ka përfunduar takimi ndërmjet Feronikelit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Feeronikeli nuk ia doli që ta mposhtë Ballkanin e Munishit, pasi këta të fundit realizuan krejt në fund përmes Krasniqit për t’i vendosur shifrat në 1:1, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, i cili tha se skuadra e tij zhvillua një ndeshje të mirë dhe se Nikli është një skuadër e fortë.

“Mendoj që i merituam tri pikët sot pasi kemi bërë një ndeshje të mirë në të gjitha aspektet“, ka thënë Duro në “ArtSport”.

 “Përballë kishim një skuadër si Ballkani që me plotë meritë është lidere në Superligën e Kosovës, por mendoj se nga ajo që pamë sot e panë të gjithë që Feronikeli është skuadër e fortë”, tregoi trajneri nga Shqipëria.

“Mbi të gjitha më vjen keq për të gjithë çunat sepse dhanë gjithçka në fushë. Dalja e Bojkut e vështirësoi punën, nuk do të merrem kurrë me gjykimin e gjyqtarëve, por nuk merituam ta mbyllnim ndeshjen me dhjetë lojtarë”, shtoi Duro.