75 Mall Live Search
19:20 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Tahiri ndërpretë vizitën zyrtare në Turqi për shkak të situatës politike në Kosovë: Do ta fitojmë edhe këtë betejë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, i cili  po zhvillonte një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, e ka ndërprerë për tu kthyer në Kosovë, pas zhvillimeve të ditës së sotme.

“Ndonëse kisha në agjendë vizitë më të gjatë, në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë̈, Mevlüt Çavuşoğlu, e njoftova se nuk mund të vazhdoja vizitën zyrtare në Turqi, pasi që situata në vend është serioze me zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin e tij social Facebook.

Ai ka thënë se mikun e Kosovës, Ministrin Çavuşoğlu, e falënderova për mirëkuptimin e tij të plotë, si dhe për mbështetjen që Turqia dhe ai personalisht, i kanë ofruar dhe po i ofrojnë Kosovës.

“Ministrin po ashtu e njoftova se për ne është lajm i rëndë që Presidentit Thaçi, Kryetari Veseli, në kohë lirie dhe pavarësie, po ju imponohet një betejë e re, kësaj radhe ligjore, për të cilën jemi të bindur se do ta fitojnë”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.