75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / A. A

Reagon menaxheri i Ermal Krasniqit: Asistuesi më i mirë në Superligë nuk ftohet te Kosova U21

Trajneri Rafet Prekazi ka publikuar të premten listën për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës U21 ndaj Shqipërisë dhe Turqisë.

Çuditërisht mesfushori i Ballkanit, Ermal Krasniqi nuk figuron në listë.

22 vjeçari ka qenë njëri prej futbollistëve kryesor në suksesin e ekipit nga Suhareka, që prinë në Superligë pas 11 javësh.

Menaxheri i Krasniqit, Kastriot Telaku ka reaguar për mos ftesën e mesfushorit kosovar.

“Është vërtetë gjynah që nuk ftohet një lojtar si Ermali te Kosova U21. Ai është golashënuesi i 3-të më i mirë dhe asistuesi më i mirë në Superligë” deklaroi Telaku për Indeksonline.

Ndryshe, Rafet Prekazi ka ftuar 6 futbollistë të Superligës së Kosovës.