75 Mall Live Search
20:26 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / Blerim

Prekazi flet për Kombëtaren U21, tregon se si është atmosfera në grup!

Trajneri i Kombëtar U21′ të Kosovës, Rafet Prekazi ka publikuar sot listën e  futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ne nëntorit.

Tekniku, tha se futbollistët që më parë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, nuk janë ftuar për këto takime, pasi nuk kanë stërvitur shumë dhe se nuk janë të gatshë gatshëm për nëntor, shkruan IndeksOnline

“Te ju tregoj te vërtetën, ne kemi pasur probleme me Covid-19, futbollistët që kanë qenë të infektuar me herët me koroanvirus, nuk i kam ftuar pasi kanë pushuar dhe nuk kanë stërvitur për 3 javë”, tha tekniku i Kosovës U21 për emisioni, “Kampionët”.

“Shqipëria ka një ngritje tani, ne jemi në situatë pak më të vështirë se te gjitha skuadrat që marrin pjesë ne këtë kompeticion, mendimi im është që këta janë e ardhmja e futbollit, shpresoj që në të ardhmën kur kalon korona këta futbollistët mund të krijojnë një skuadër të fortë”, tha Prekazi.

Kujtojmë se Kosova do t’i zhvillojë dy takimet në nëtor, ndaj Shqipërisë në “Fadil Vokrri” dhe Turqisë si mysafir.