75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / kutia

“Messi duhet ta zvogëlojë rrogën, për të vazhduar me Barçën”

Njëri nga presidentët që konkurron për ta zëvendësuar Josep Maria Bartomeu, ka thënë se klubi nuk mundet ta mbaj më argjentinasin me pagën e tanishme

Kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa i ka quar mesazhe Lionel Messi se ai duhet ta zvogëlojë rrogën për ta vazhduar kontratën.

Spekulimet për të ardhmen e Messi janë në kulm prej vendimit të tij që të kërkojë largimin pas humbjes 8-2 të Barçës nga Bayern Munich sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Freixa është njëri nga konkurrentët për president ku, edhe pse ai dëshiron që Messi të nënshkruajë kontratë të re, insiston se Barça nuk mundet më të paguajë paga të tilla deri në fund të sezonit – ku edhe skadon kontrata e tij.

“Me Leon do të flasim me qetësi, ballë për ballë me lojtarin më të mirë të Barcelonës”, tha Freixa për El Curubito. “Për të, por edhe për të gjithë lojtarët me të cilët do të nënshkruajmë apo rinovojmë, ne do të bëjmë oferta që janë në përputhje me të ardhurat e tona ashtu sikurse i kemi tani”.

“Është evidente, dhe unë nuk mund ta mashtrojë askënd, që oferta që do t’i prezantohet atij nuk do të jetë e njëjtë më të vjetrën, për shkak se të ardhurat kanë rënë ndjeshëm dhe është e nevojshme që të gjendet një tjetër formulë”.

“Ju nuk duhet ta urdhëroni Messi apo ta bindni atë me gjëra tjera. Duhet ta shikojmë në sy dhe të flasim më të për të ditur atë çfarë dëshirojmë të dyja palët, çfarë dëshiron Barcelona, çfarë dëshiron ai. Ne mendojmë që Messi ende mund të luajë gjatë futboll”.