75 Mall Live Search
08:27 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / B O

Dëmtim “horror” ndaj Paraguajit, lojtari i Argjentinës 3 muaj jashtë fushave

Argjentina luajti mbrëmjen e djeshme sfidën kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Paraguajit. Sfida e luajtur në stadiumin “La Bonbonera” u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Kjo ndeshje prodhoi edhe disa polemika pasi gjyqtari i ndeshjes anulloi golin e Messit me VAR edhe pse aksioni kishte rreth 2 minuta që kishte vazhduar.

Një tjetër rast për diskutime ishte dëmtimi i Exequiel Palacios. Mesfushori argjentinas pësoi një dëmtim “horror” pas shpine nga Romero duke lënë fushën e lojës me barrela. Arbitri i ndeshjes e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë, por nga pamjet filmike duke qartë që ajo ndërhyrje ishte për të kuq. Ky dëmtim I ka kushtuar shtrenjtë Palacios pasi duhet të qendrojë jashtë fushave për rreth 3 muaj. Një lajm i keq për Argjentinën, por edhe Bayern Leverkusen që humbasin një lojtar të rëndësishëm të formacionit.