Vazhdon neglizhenca ndaj Covid-19/ Zhegrova fotografohet pa maskë me kosovar në Lubjanë

Futbollistët e Kosovës, nuk po i kushtojnë rëndësinë e duhur masave mbrojtëse ndaj Covid-19.
Gjatë qëndrimit në Durrës, shumë tifozë shqiptarë janë afruar tek hoteli për tu fotografuar me lojtarët tanë, por në shumë raste vërehej mungesa e maskës, qoftë tek futbollistët qoftë tek njerëzit e thjeshtë, shkruan Indeksonline.
Kjo dukuri po vazhdon edhe pas mbërritjes së ekipit të Kosovës në Slloveni.
Një tifoz ka publikuar fotografinë me Edon Zhegrovën, ku shihen të dy pa maskë në fytyrë.
/Indeksonline/
