Kosova tregohet ‘zemërgjërë’ ndaj Moldavisë që nuk e njeh pavarësinë tonë

Ndeshja e parë mes Moldavisë dhe Kosovës ishte zhvilluar në Parma të Italisë.
Kjo pasi Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Për momentin, kemi situatën ku Moldavia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e Kosovës që mbajnë pasaporta kosovare, nuk mund të hyjnë në vendin tone. Edhe qytetarët moldavë gjithashtu nuk mund të hyjnë në Kosovë. Kështu që duhet t’i respektojmë këto vendime” kishte deklaruar në shtator nënkryetari i Federatës Moldave, Dragos Hancu.
Ndonëse ishte parashikuar që Moldavia nuk do të pranonte të luaj në territorin e Kosovës, qëndrimi i tyre ka ndryshuar.
Ekipi i drejtuar nga Engin Firat arriti dje në Prishtinë, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të ballafaqohet me ‘Dardanët’ në stadiumin Fadil Vokrri.
/Indeksonline/