75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / AR

FC Ballkani, ‘fabrika kosovare’ që po furnizon kombëtaren e Kosovës

Skuadra e Ballkanit është bërë shembull për ekipet tjera në Kosovë.

Në dy vitet e fundit, Kombëtarja e Kosovës nga grupmosha U16 deri tek ekipi A vazhdimisht merr futbollistë për ndeshje miqësore e ndërkombëtare.

Së fundi, Bernard Challandes ftoi sulmuesin Mirlind Daku dhe mbrojtësin Armend Thaqi për ndeshjen ndaj Moldavisë.

Duhet theksuar se Ballkani është ekipi i vetëm i Superligës që ka futbollistë në ekipin tonë përfaqësues, shkruan Indeksonline.

Edhe te Kosova U21, Blend Baftiu edhe Albin Kapra luajtuën kundër Turqisë U21 në ndeshjen e fundit që ‘Dardanët’ u mposhtën 3-0.

Kryesia e klubit, viteve të fundit është koncentruar në rekrutimin e futbollistëve të rinjë dhe në këtë politikë deri tani ka pasur mjaft sukses.  

/Indeksonline/