75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Lampard tregon se a është Chelsea i gatshëm për titullin e Premierligës

Chelsea mbrëmë mposhti skuadrën e Leeds me rezultatin final në 3:1 dhe kështu arriti të radhitet e para në tabelën e Premierligës.

Pas kësaj ndeshje të madhe foli edhe tekniku i Chelseas, Lampard, ku tregoi për lëndimin e Ziyech dhe se a do të jetë Chelsea në rrugë të mirë për titull, shkruan IndeksOnline

“Ai (Ziyech) ndjeu tërheqje në muskul, nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit, duhet të shohim në ekzaminimet e ditëve të ardhshme”, tha anglezi, transmeton lajmi.net.

“Jo, lufta për titull është ende e gjatë, nuk do të vetëkënaqem dhe të them se po jemi pretendent apo jo, sepse që nesër pozita jonë mund të ndryshojë varësisht nga ndeshjet tjera, tani jemi në fillim të dhjetorit, pra është tepër herët të flitet për titullin”, përfundoi Frank Lampard.