Rita Ora dëtyrohet të kërkojë falje përsëri, pas shkeljes së rregullave të Covid-19

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora i ka kërkuar falje publike gjithë qytetarëve të Anglisë, për shkeljen e rregullave të Covid-19.
Javën e kaluar këngëtarja i kishte thyer rregullat e vendosur nga Qeveria angleze, pasi ishte grumbulluar me disa njerëz në një restorant me rastin e ditëlindjes së saj, shkruan IndeksOnline
Rita tani ka pranuar se nuk arriti të vetë-izolohej për dy javë pasi u kthye nga një udhëtim pune në Egjipt.
Egjipti nuk është në ‘listën e sigurt’ të vendeve të Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë se kushdo që kthehet nga atje kërkohet të bëjë karantinë.
“Kohët e fundit kam udhëtuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane.
“Mesazhi im për ta është i thjeshtë: të lutem mos. Faji dhe turpi që kam mbajtur këtë javë për gabimin tim nuk ia vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe zërat e heronjve të NHS dhe të merrni masat e nevojshme paraprake”, tha Rita.