Besar Halimi rezulton pozitiv me koronavirus

Besar Halimi është lojtari i radhës i Kombëtares së Kosovës që ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Lajmin e ka konfirmuar të dielën klubi i tij gjerman, Sandhausen.
“Drejtori sportiv, Mikaul Kabaca, ka konfirmuar se Besar Halimi ka rezultuar pozitiv”, raportojnë mediat gjermane.
Halimi ishte kthyer në fushë javën e kaluar, pas tre muajsh mungese, shkaku i lëndimit.