Del video – Maradona i pirë, duke kënduar pak orë para operacionit në tru

Diego Armando Maradona u nda nga jeta 2 javë më parë, pasi nuk arriti t’i bënte ballë një sulmi në zemër.
Por, pas vdekjes së tij, shumë video dhe të pa thëna kanë qarkulluar për Maradonën në rrjete sociale, shkruan IndeksOnline
Madje, në një video të publikuar së fundi shihet legjenda argjentinase, i pirë, duke pirë e kënduar.
Sipas mediave spanjolle, kjo kishte ndodhur pak ditë para se fituesi i Kupës së Botës të operohej në tru në La Plata.
Në video, Maradona shoqërohet nga Mariano Castro, një mik i ngushtë i tij me të cilin kishte qenë në rehabilitim në një klinikë në Kubë para disa vjetëve.