“Rruga A” pritet të ndërtohet vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për disa projekte që pritet të nisin vitin e ardhshëm.
Abrashi e Ahmeti kanë folur për disa projekte të mëdha infrastrukturore të cilat do t’ua lehtësojnë jetën banorëve të Prishtinës.
Ata kanë përmendur edhe nisjen e punimeve në rrugën “A” dhe zgjerimin e rrugës në drejtim të Hajvalisë e të Grashticës.
Po ashtu është njoftuar se do të rregullohet problemi me kanalizimin në Hajvali e Çagllavicë, ndërsa do të ndërtohen edhe disa mbikalime e nënkalime në rrugët, të cilat menaxhohen nga Ministria e Infrastrukturës e që janë në territor të Prishtinës./IndeksOnline/