Barcelona – PSG & Atletico – Chelsea, kryendeshjet e Ligës së Kampionëve

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Barcelona – PSG-ja pritet të jetë kryendeshja e kësaj faze të garës më të madhe evropiane.
Ndeshje shumë interessante do të jetë ajo midis Atletico Madridit dhe Chelseas, shkruan Indeksonline.
Real Madridi do të luajë me Atalantën derisa kampionët në fuqi, Bayern Muncheni kundër Lazios.
Liverpooli ka për kundërshtar një skuadër të komplikuar si Leipzigu, ndërsa Juventusi me Porton. /IndeksOnline/
