Klopp pasi fitoi çmimin: Nuk jam trajneri më i mirë por…

Trajneri Jurgen Klopp fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2020 nga FIFA.
“Nuk jam më i miri, por e fitova dhe është ndihem mjaft mirë” ka deklaruar trajneri i Liverpoolit.
Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale për këtë vendim.
Shumëkush mendon që çmimin është dashur ta fitonte Hans-Dieter Flick i Bayernit që ka fituar 5 tituj me bavarezët gjatë këtij viti, shkruan Indeksonline.
Ndryshe për çmimet e FIFA-së kanë votuar kapitenët e skuadrave; trajnerë të ekipit kombëtar; vota e tifozëve; dhe 200 gazetarë nga e gjithë bota.