75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

19 persona të arrestuar në Viti, u kapën duke luajtur bixhoz – u konfiskuan mbi 1300 çipa pokeri, 13 euro…

Policia e Kosovës mbrëmë ka ndërmarr aksion në dy fshatra të Vitisë, Pozhoran dhe Smire.

Në këtë aksion janë arrestuar 19 persona, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz, transmeton Indeksonline.

Të gjithë personat janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka arritur të konfiskoj 1349 çipa pokeri, 9 komplete të letrave të bixhozit, dy fletore evidence dhe 13 euro e 30 cent.

Fsh. Pozhoran, Viti (NN) 18.12.2020-22:30.  Është raportuar se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë takuar njëmbëdhjetë (11)persona duke luajtur letra bixhozi me çipa pokeri dhe para. Si dëshmi materiale janë konfiskuar 889 qipa pokeri, 6 komplete letra bixhozi dhe një fletore evidence. Të gjithë personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregull.

Fsh. Smire, Viti 18.12.2020-22:30.  Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar janë takuar tetë (8)persona duke luajtur letra bixhozi . Si dëshmi materiale janë konfiskuar 460 çipa pokeri, 3 komplete letra bixhozi, një fletore evidence dhe 13.30€. Të gjithë personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/