Ekskluzive: “Profa” e merr në dorë fshesën, po i largon disa futbollistë nga Gjilani

Ka vetëm dy ndeshje që është në krye të skuadrës, por Bylbyl Sokoli nuk e ka ndërmend të pres shumë, për të bërë ndryshime tek Gjilani.
Indeksonline mëson përmes burimeve se “Profa” e ka ndërmend që të heq disa lojtarë nga skuadra.
Sokoli pritet të i heq nga skuadra disa lojtarë që nuk janë në planet e tij.
Që nga ardhja e Bylbyl Sokolit në Gjilan, duket se brenda skuadrës ka një energji më pozitive.
Gjilani arriti që së fundmi të mposhtë Ballkanin midis Suharekës me rezultat 0:4. Dora e “Profës” është vërejtur menjëherë në skuadrën e Gjilanit./Indeksonline/