“S’ka virus”/ Albin Kurti pritet në Podujevë nga qindra njerëz në hapësirë të ngushtë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar sot në Podujevë ku është takuar me shumë qytetarë.
Në një banesë janë mbledhur qindra njerëz, të cilët knë dëgjuar fjalimin e Kurtit, para zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti.
Siç shihet në fotografi, shumica e qytetarëve janë pa maska dhe nuk respektojnë masat anti-covid19.
Ndryshe, në fillim të këtij muaji, zgjedhjet në komunën e Podujevës i fitoi VV-ja me kandidatin Shpejtim Bulliqi që do të qeverisë qytetin rreth 1 vit.
/Indeksonline/
