75 Mall Live Search
17:49 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

DOKUMENT| Vjosa Osmani kishte kundërshtuar ndarjen e shtesave për stafin e saj!

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar ndarjen e shtesave për stafin e saj politik dhe civil.

Indeksonline ka siguruar transkriptin e mbledhjes se Kryesisë të mbajtur me 14 dhjetor.

Aty shihet se si Osmani kishte potencuar që përshkak të pandemisë, këto mjete s’duhet të jepen në këtë periudhë. “Unë dua të ju njoftoj që Kabineti im do të shkëputet nga ky vendim”, ka deklaruar Osmani.

Më poshtë, dokumenti: