Ranieri kundër Interit, mesazh direkt për Conten

Trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri, ka folur para ndeshjes kundër Interit të Antonio Contes.
Ai mendon se skuadra zikaltër ka marrë fizionominë e trajnerit aktual.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ajo kundër Interit. Është një skuadër që ka marrë fizionominë e trajnerit të tyre. Janë ekip i fortë, të vendosur dhe shumë të uritur.
“Ata do të mundohen të na e bëjnë jetën shumë të vështirë. Ne do të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë dhe të marrim 3 pikët”, – tha ndër të tjera Ranieri.