75 Mall Live Search
19:54 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Nuk ka kurrë çast të papërshtatshëm për të thënë “Të dua”. Arditi lë emisionin për t’ia thënë Anilë

Ardit Gjebrea kishte të ftuar në rubrikën “Gjysma ime”, prefektin e qarkut të Tiranës, Toni Gogun dhe bashkëshorten e tij, Edin. Teksa flisnin për marrëdhënien e tyre, Edi tregoi se mërzitet kur Toni duke qenë i zënë me punë nuk i jep shumë vëmendje. Megjithatë kur është në punë, Toni i dërgon shpesh mesazhe bashkëshortes ose emoji me zemër.

Në këtë moment Arditi telefonoi bashkëshorten e tij, Anilën dhe i shprehu dashurinë.

“Të mora të të them të dua, kaq, mirupafshim”-i tha Arditi.
“U sa i mirë që je, edhe unë të dua”-u përgjiigj Anila.
“E shikon Ardit, me një fjalë!”-i tha Edi Gogu moderatorit.

Ja pra me një telefonatë dashurie apo një mesazh që tregon se kujtoheni për partnerin, mjafton për një martesë të lumtur!