75 Mall Live Search
15:37 / E Hënë, 11 Janar 2021 / C E

Distria Krasniqi e Artë në Katar

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Dohas, pasi e mposhti Funa Tonakin në finalen Katarit të hënën, duke e nisur vitin 2021 në mënyrë mbresëlënëse dhe duke mbetur në binar për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja kosovare dhe numri një i botës Krasniqi është fituese e medaljes së artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.