75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Kapiteni i Kosovës U21, Abedini flet për aventurën me Granadën dhe jetën në Spanjë!

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Eris Abedini, po kalon kohë të mirë në Spanjë te klubi i Granadas.

Abedini, ka dy muaj që është transferuar te klubi spanjoll, ku pjesën më të madhe të stërvitjeve po i kryen tek ekipi B, shkruan IndeksOnline

Për të njohur më shumë se sa është përshtatur me jetën në Spanjë, si po i kryen stërvitjet dhe a ishte gjuha pengesë për të kontaktuar me trajnerin dhe futbollistët, IndeksOnline ka biseduar me Abendinin.

“Po kaloj mirë, mirë po ecën edhe puna me stërvitje dhe jam përshtatur mirë edhe me jetën në Spanjë”.

“Unë zakonisht ushtrimet i bëj me ekipin e parë, por edhe me të dytin, pasi që ndeshjet po i zhvilloj me ekipin B, për t’u përshtatur më shpejt në futbollin spanjoll. Pra, kur jam me ekipin e dytë pushim bëjmë veç njëherë në javë e më të parin shumë rrallë kemi pushime”, tha Abedini.

“Por, me situatën që është me Covidin, mëngjesin e kaloj me ushtrime, e pjesën tjetër të ditës ushtroj nga shtëpia”.

Gjithashtu, mesfushori ynë tha se nuk e kishte shumë problem komunikimin në gjuhën spanjolle, pasi me gjuhën angleze dhe italiane qëndron mirë.

“Unë e flas edhe gjuhën italiane dhe është e ngjashme me atë spanjolle, por ne fillim disa fjalë nuk i kam ditur, por tani jam mësuar dhe po komunikoj me trajnerin dhe futbollistët në gjuhën spanjolle”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Abedini ishte pjesë e formacionit të Granadas në bankën rezervë, por që nuk ka debutuar ende./IndeksOnline/