75 Mall Live Search
19:10 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Milani kërkon sulmuesin shqiptar të Bayernit

Sulmuesi shqiptar, Leon Dajaku pritet të largohet nga Bayerni në këtë afat kalimtar.

19 vjeçari nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin e bavarezëve.

Ndërkohë, 4 skuadra evropiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Goal raporton se Union Berlin, Koln, Nice dhe së fundi edhe ekipi italian Milan janë vënë pas Dajakut.

Klubet në fjalë janë të interesuara që ta marrin në formë huazimi me opsion të blerjes.

/Indeksonline/