75 Mall Live Search
19:27 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Prishtina dhe Partizani mohojnë marrëveshjen për Gledi Micin

Mediumet shqiptare në Shqipëri, gjatë të enjtës raportuan se mbrojtësi i Prishtinës Gledi Mici do të transferohet te Partizani në këtë afat kalimtar.

Por këtë lajm e ka demantuar klubi i Prishtinës.

Aksionari Rahman Haradini ka konfirmuar për Indeksonline që Mici do të mbetet pjesë e ‘bardhekaltërve’ deri në fund të edicionit.

Në të njejtën linjë është edhe Partizani.

Burime brenda klubit shqiptar kanë thënë për Indeksonline se këto janë spekulime dhe se Partizani nuk negocion me futbollistë që kanë kontratë me klube tjera.

Gledi Mici u tranferua te Prishtina verën e kaluar nga Shkëndija e Tetovës dhe nënshkroi kontratë një vjeçare.

/Indeksonline/