Ferizaj: Jemi të ofenduar nga gjendja që ndodhemi

Klubi futbollistik Ferizaj është duke kaluar krizë financiare.
Si pasojë, shumica e futbollistëve të njohur janë larguar.
Rreth gjendjes në të cilën ndodhet klubi ka reaguar Ferizaj përmes rrjetit social Facebook. Ata thonë se ndihen të ofenduar nga gjendja në të cilën ndodhet Ferizaj.
Ky është shkrimi i plotë
FC Ferizaj 1923.
1923 ishte viti i formimit të klubit të FC Ferizaj, tash kur edhe 100 vjetori po troket të gjithë ata që e formuan dhe dhanë shum djersë e gjak për fanellen bardh e kaltërt janë të ofenduar nga gjendja që është klubi.
Ky klub u formua mbi ëndrrën e së ardhmes mbi perpjekjet e shum individeve qe qyteti jonë madhështor të ketë një klub ashtu si i takon.
Por edhe tani pas shumë viteve klubi i cili duhet nga i gjithë qyteti e shum njerzeve nga diaspora te cilët dhanë shumë për të duket se nuk ka të ardhme të ndritur.
Një klub i ndërtuar mbi ëndërrën e së ardhmes po i dridhet largëpamësia.
Më shumti nga kjo gjendje janë të prekur ata qe dhanë qdo gjë e nuk morën asgjë, sepse janë ata qe gjithmonë janë pranë klubit në kohe të vështira.
Vështir të përshkruhet kjo gjendje qe duket se nuk zgjidhje por si qytet i shpreses e i bashkimit, dhe si qytet i së ardhmes ne kurre nuk do te ndalemi së besuari per dite te ndritshme.
/Indeksonline/