75 Mall Live Search
20:59 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Gjatë një kontrolle të një veture, policia gjen një armë dhe një thikë

Policia e Kosovës sonte në mbrëmje gjatë një kontrolle që i ka bërë një veture në Prishtinë, ka gjetur një armë dhe një thikë.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të Reagimit të Shpejtë, sot rreth orës 18:30, në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, kanë ndaluar veturë me targë Kosove, dhe pas një kontrolli që i është bërë  personit dhe veturës, ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një (1) revole të tipit EKOL Jackal Dual Commpact, karikatori me dymbëdhjetë (12) fishekë, si dhe një (1) thikë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se  i dyshuari: P.M. mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.