75 Mall Live Search
22:50 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Arsenali vazhdon me rezultate pozitive

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore të madhe si vendas ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 3-0.

Ekipi i Mikel Artetas e nisi shumë mirë ndeshjen, por gjatë pjesës së parë nuk arriti të shënonte gola, me një rast të 100% të shpërdoruar nga Aubameyang.

Por, sulmuesi afrikan mori shumë kritika pas atij rasti të humbur dhe gjithçka ndryshoi gjatë pjesë së dytë.

Ai shënoi dy gola, një në minutën e 50’të dhe tjetrin në të 77’tën. Gol shënoi edhe anësori Saka, në minutën e 60’të.

Me këtë fitore ‘Topçinjtë’ ngritën për një pozitë më lartë (10) me 27 pikë, duke kaluar Aston Villan.

Ndeshjen e ardhshme Arsenal do ta luaj ndaj Southamton. Kurse Newcastle ndaj Aston Villas./IndeksOnline/