75 Mall Live Search
17:47 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Ismet Beqiri: Përulësisht sot kujtojmë Presidentin Historik Ibrahim Rugova.

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës dhe deputet në disa mandate i LDK-së, Ismet Beqiri, një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kujtuar atë në 15 vjetorin e vdekjes.

Ja postimi i plotë:

Vitet ikin dhe mungesa e tij sa bëhet më e dukshme.

Mençuria, vizioni, guximi, urtësia dhe largpamësia e tij po i mungon dhe do i mungojnë Kosovës përherë. Koha po tregon se vizioni i tij është ideali për Kosovën.

I privilegjuar dhe krenar që isha bashkëpunëtor i tij për shumë vite.

Lavdi e përjetshme Presidentit tonë.