75 Mall Live Search
14:51 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Lampard: Nuk jam budalla, e kuptoj presionin!

Frank Lampard, trajneri anglez është në prag të shkarkimit nga stoli i Chelseat pas rezultateve të dobëta.

Legjenda e klubit ka folur sot para takimit të së dielës në kuadër të Kupës FA, shkruan IndeksOnline.

Në pyetjen nga gazetarët sa e ndien presion të shkarkimit dhe se a është duke i lexuar emrat e kandidatëve potencial për ta zëvendësuar, ai u përgjigj:

“Nuk jam duke i dëgjuar këto. Unë nuk jam budalla, e di presionin dhe llafet. Por mua nuk ma ndien, unë bëjë vetëm punën time”.

Emrat që po deklarohen për ta zëvendësuar Lampsin janë të shumtë, ndër ta është edhe Thomas Tucheli.

Kujtojmë që të dielën Chelsea do të luaj ndaj Luton Town./IndeksOnline/