Rruga Drenas-Skenderaj me akull, shoferët bllokohen në trafik
Veturat të cilat sonte kanë përshkuar aksin rrugor Drenas-Skenderaj kanë hasur në vështirësi.
Qytetarë të shumtë kanë treguar se kanë mbetur të bllokuar në trafik pasi qarkullimi në këtë pjesë ka qenë i pamundur për shkak të rrugës me akull, shkruan IndeksOnline.
Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet kolona e gjatë që është krijuar si pasojë e bllokimit.
Një qytetar ka thënë se si pasojë e rrugës së ngrirë tash e 30 minuta asnjë veturë nuk ka lëvizur./IndeksOnline/