75 Mall Live Search
12:52 / E Enjte, 28 Janar 2021 / A. M.

Vrasja në Prishtinë, flet avokati: Ishte aksidentale

Avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.

Personi që u vra sot në Prishtinë është Albert Krasniqi – Lajmi.net

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë”, ka thënë avokati për Klan Kosova.

Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë djalin e tij Albert Krasniqin dhe më pas ka informuar policinë për aktin.

Albert Krasniqi e kishte bërë për spital ish-gruan, para vrasjes ai sulmoi  babain që i kërkoi të dorëzohet në Polici - Gazeta Online 'Reporteri.net'