Mediat italiane shkruajnë për paraqitjen e jashtëzakonshme të Strakoshës
Strakosha është përzgjedhur si një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes me Juventusin që Lazio e fitoi 1:2.
Mediat italiane i kanë thurur elozhe shqiptarit, pasi përveç shumë pritjeve, ai në fundi i ndali edhe goditjen nga penalita Paulo Dybalas.
“Fundi më i bukur në botë. Strakosha në kampionat, bën të njëjtën gjë si Murgia në Superkupë”.
“Vendimtar në sekondat finale të ndeshjes duke ndalur penalltinë e Dibalës. Barazimi do të linte një shije të hidhur, por mendon shqiptari për t’i dhënë suksesin Lacios dhe vendos firmën në një tjetër sukses të skuadrës së Inzagit”, shkruan Lalaziosiamonoi, duke e vlerësuar me notën tetë.
Titulli i lajmit nis: “Strakosha hero”.
Ndërsa “Sportmediaset” kujton se juventinët në ndeshjen e fundit i ndali një tjetër shqiptar.
“Strakosha bën ashtu si Berisha dhe tregohet vendimtar duke i pritur penalltinë argjentinasit”./klankosova
https://www.youtube.com/watch?v=uC7obC6-PlA