75 Mall Live Search
17:39 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Nesër fillojnë punimet për memorialin e martirëve të Krushës së Vogël

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari ka ndarë një lajm të rëndësishëm për banorët e Krushës së Vogël.

Nesër në ora 12:00 do të fillojnë punimet për ndërtimin e memorialit të martirëve të Krushës së Vogël, transmeton Indeksonline.

Fshati Krushë e Vogël është një nga dëshmitë që Serbia ka kryer krime në Kosovë.

Në këtë fshatë janë 113 të vrarë (68 ende të pagjetur),82 gra të veja, 145 fëmijë jetimë, 10 familje pa asnjë mashkull./Indeksonline/