Gjilan, shtetasit serb i zihen 11 dele dhe 8 qengja në furgon

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 19:30 ka ndaluar një shtetas serb në Gjilan.
Njësiti patrullues ka ndaluar një kombi (furgon) me targa të Serbisë që po e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, gjatë kontrollit janë gjet 11 dele dhe 8 qengja pa dokumente.
Me vendim të prokurorit është njoftuar AVUK dhe dogana./Indeksonline/