75 Mall Live Search
16:36 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / OSH

Kolonë e madhe në magjistralen Prishtinë-Vushtrri, rruga e mbushur me ujë

Një kolonë e madhe në magjistralen Prishtinë-Vushtrri është shkaktuar që nga mesdita për shkak të vërshimeve të ujit, shkruan IndeksOnline.

Në disa pamje që lexuesit kanë dërguar shihet kolona e gjatë që është krijuar në të dy drejtimet e rrugës.

Kjo pasiqë në dalje të Vushtrrisë është vërshuar rruga pas reshjeve të shiut që zgjatën tërë natën e kaluar.

Kësisoji, qytetarët të cilët kanë marrë rrugën për në Vushtrri ose Prishtinë janë përballur me pritje të gjata për në destinacionin e tyre./indeksOnline/