Mustafa: Rugova dhe Demaçi – inxhenjeringu i përçarjes

Profesori i Ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka thënë se në një shoqëri demokratike , brenda një debati të përgjegjshëm, nuk duhet të ketë tema tabu, shkruan IndeksOnline.
“Por të konfrontosh Rugoven dhe Demaçin, në funksion të atmosferës zgjedhore e paszgjedhore , është bizare. Bile kështu edhe do te cilësoja edhe kuizet në këtë temë “, tha ai.
Mustafa cilësoj se Adem Demaci , rindezi, frymzoi dhe artikuloi rrezistën ilegale ndaj okupimit që në vitet 50 dhe në vazhdim , duke përçuar mesazhe brenda dhe jashtë se megjithatë në Jugosllavi dhe Europë është një pupull që kërkon liri. Ndërsa për Ibrahim Rugova tha se artikuloi me sukses të madh rezistencën aktive paqësore kundër regjimit serb në Kosovë.
Postimi:
RUGOVA DHE DEMAÇI – INXHENJERINGU I PËRÇARJES
Përgjatë debatit të stërzgjatur para (zgjedhor) në studio televizive natyrisht që mund te dalin shumë tema , dhe kur dicka tejzgjatet , natyrisht që mund të ketë edhe shmangje. Kështu unë e pash edhe debatin për të konfrontuar edhe njëhëre Adem Demaçin dhe Ibrahim Rugoven . Natyrisht se në një shoqëri demokratike , brenda një debati të përgjegjshëm, nuk duhet të ketë tema tabu. Por të konfrontosh Rugoven dhe Demaçin, në funksion të atmosferës zgjedhore e paszgjedhore , është bizare. Bile kështu edhe do te cilësoja edhe kuizet në këtë temë .
Pas rrezistences dhe sakrificave që kishte bërë NDSH kudër okupimit serb menjëherë pas luftes II botërore, Adem Demaci , rindezi, frymzoi dhe artikuloi rrezisten ilegale ndaj okupimit qe ne vitet 50 dhe ne vazhdim , duke përçuar mesazhe brenda dhe jashtë se megjithatë ne Jugosllavi dhe Europë është një pupull që kërkon liri. Dr. Ibrahim Rugova artikuloi me sukses te madh rrezistencen aktive paqësore kundër regjimit serb ne Kosove te instaluar pas abrogimit te dhunshem te autonomise politike e territoriale te Kosoves dhe i pari bashke me bashkëpuntoret e tij formuloi vizionin e Kosoves se pavaruar, ne kuader te aleances veriatlantike . Për këtë ata të dy jane pjesë e lavdishme e historisë sonë dhe ajo do të velersojë detajet e tjera. Fatkeqësisht (” inxhinejringu i përçarjes” dhe luftës primitive politike arriti ti konfrontoje ata edhe përsegjalli , por ta vazhdojë këtë edhe pas vdekjes e në fushatë zgjedhore vërtetë është bizarre. Lerni të qetë ju lutem!