75 Mall Live Search
22:35 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Detaje të reja/ Polici kosovar dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zyrtare

Në orët e para të mbrëmjes së sotme, një zyrtar policor ka kryet vetëvrasje.

IndeksOnline ka raportuar mbi këtë ngjarje të rëndë, derisa viktima dyshohet të jetë Reshat Hoda.

Ngjarja ka ndodhur në Ranillug, e në lidhje me këtë ka dhënë detaje Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftoj se me 31 janar 2021, rreth orës 18:56 se pjesëtari i Policisë së Kosovës, R.H dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug.

Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tijë.

Në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet e hetimeve rajonale,njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit”, ka thënë  Hashani për IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion.