75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / k.v

Nismës i prinë fati, numrin në fletëvotime të njëjtë me atë të Brigadës që e komandonte Fatmir Limaj

Nismës Socialdemokrate ka rastisur t’i biente numri në fletvotime, i njëjtë me atë të brigadës 121 “Ismet Jashari- Kumanova”, që është komanduar nga Fatmir Limaj, raporton IndeksOnline.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, elektorati i Nismës e ka më të lehtë për ta mbajtur mend numrin e tyre.

Slogani i Nismës Socialdemokrate në këto zgjedhje të jashtëzakonshme është “Me çlirimtarët”.

Tërheqja e shortit për numrat e partive në fletvotime është bërë sot në një ceremoni të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./IndeksOnline/