Vojvoda shënon progres të madh pas lëndimit, ja kur pritet të kthehet në stërvitje

Ka më shumë se 3 javë që Mërgim Vojvoda është duke u rikuperuar nga lëndimi.
Mbrojtësi kosovar kishte lënduar ligamentet e krahut të majtë, në ndeshjen kundër Milanit në kuadër të Kupës së Italisë.
Indeksonline mëson se Vojvoda do të bëjë të mërkurën një vizitë mjekësore në Romë.
Pritjet e 26 vjeçarit janë që javën e ardhshme të fillojë me stërvitje të lehta.
/Indeksonline/