75 Mall Live Search
16:51 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Personi që shkaktoi tollovi në tubimin e Kurtit, shkon dhe i kërkon falje Agim Bahtirit në zyre

Tollovia që u shkaktua para tre ditësh në Mitrovicë gjatë vizitës së Kurtit dhe Osmanit në këtë komunë, sot u pasua me një kërkimfalje.

Berat Pllana është personi që sot ka shkuar t’i kërkojë falje kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, për siç ka thënë ‘nervozën që ia ka shkaktuar atë ditë’.

“Kërkova nga kryetari qe ta përcjellë këtë kërkim-falje edhe te presidentja Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti. Dhe, gjithashtu ju kërkoj falje gjithë pjesëmarrësve që kanë qenë në tubim, sepse nuk ka qenë qëllim i imi të prishet tubimi”, ka shkruar Pllana në llogarinë e tij të Facebook-ut.