75 Mall Live Search
18:31 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Ambasada britanike për tubimin e VV-së në Skënderaj: Pamje zhgënjyese, të gjithë duhet të bëjnë fushatë pa kërcënime

Tubimi i djeshëm i Albin Kurtit dhe kandidatëve për deputetë nga VV-ja në Skënderaj nuk shkoi edhe aq mirë, shkruan Indeksonline.

Qytetarët atje fyen e gjuan me gurë dhe vezë në drejtim të Kurtit dhe të tjerëve, ku pas kësaj intervenoi edhe Njësia Speciale e Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasada britanike në Kosovë të cilët thonë se pamjet e djeshme janë zhgënjyese dhe të dëmshme.

Po ashtu, në njoftimin e tyre thonë se të gjitha palët duhet të bëjnë fushatë të lirë dhe pa kërcënime.

“Skenat e djeshme në Skenderaj janë zhgënjyese dhe të dëmshme për një demokraci të re. Të gjitha palët duhet të jenë në gjendje të bëjnë fushatë të lirë pa kërcënimin e sulmit fizik ose verbal”./Indeksonline/