75 Mall Live Search
21:43 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Arben Gashi: Vendosëm ta rrëzojmë qeverinë që ta shpëtojmë Kosovën

Ish shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në Rubikon ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti shteti i Kosovës ka pasur bllokada të shumta, shkruan IndeksOnline.

Përballë kësaj, Gashi ka thënë LDK ka hasur në dy opsioneve gjatë qeverisjes me Vetëvendosjen.

Sipas tij, ata vendosën ta rrëzojnë Qeverinë në mënyrë që të shpëtojnë Kosovën.

“Kemi pasur bllokimin e njohjes nga shteti i Xhamajkës, kemi pasur bllokimin e fondeve nga Milenium, kemi pasur bllokimin e furnizimeve për Ushtrinë e Kosovës, kemi pas bllokimin e trajnimit të Ushtrisë, dhe ne si LDK kemi qenë në dy opsione, të dalim nga Qeveria dhe të marrë përsipër preocesin dhe opsioni i dytë ishte të rrëzonim Qeverinë t’i marrim pasojat dhe ta shpëtonim Kosovën.

Sjellja që ka pasur Qeveria Kurti e ka bërë Kosovën si çështje mbi partizante por besoj që ne e kemi bërë më të mirën për vendin”, tha ai.

Gashi shtoi se mënyra e të menduarit politik e VV-së është e bazuar mbi orientimin e masave popullore.

“Çdo vendim që e kanë marrë për 50 ditë e kanë bërë në bazë të sondazheve për të parë popullaritetin e vendimarrjes, nuk qeveriset vendi dhe nuk mbahet shteti mbi përceptimet momentale”, tha ai.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se diskutimet për koalicionin me VV kanë degraduar pas pak javësh, apo ka ndodhur “thyerja e parë”.

“Thyerja tjetër ka qenë për planin e punës në Prevallë”./IndeksOnline/