75 Mall Live Search
12:37 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Drunjtë në sheshet e Prishtinës “stolisen” me shirita të kuq, s’dihet kush i vendosi

Me shirita ngjyrë të kuqe janë “stolisur” disa drunj në sheshet e Prishtinës. Vendosja e tyre është bërë në mbrëmjen e së martës, por që nuk dihet se kush e ka bërë.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se s’ka njohuri për këtë, por ka kërkuar që pyetja t’i dërgohet.

Deri tani nga komuna nuk ka ndonjë përgjigje, por askush se ka marrë përsipër vendosjen e tyre.