Zyrtarët në Qendrën e Patentëshoferit e zgjasin pauzën, kandidatët nervozohen

Zyrtarët në Qendrën e Patentëshoferit në Prishtinë sot ia kanë zgjatur vetes kohën e pauzës, shkruan IndeksOnline.
Një kandidat për patentëshofer për IndeksOnline ka thënë se zyrat e pranimit të dokumeteve kanë qenë të zbrazura në orën 11-37 minuta.
Ai shtoi se një punonjës aty i ka thënë që të kthehet për t’i marrë shërbimet pas orës 13:00.
Lexuesi është shprehur i nervozuar me zyrtarët që punojnë aty për mosrespektimin e kohës së pauzës me një kohëzgjatje prej njëorëh sikur ndodh zakonisht në periudhën 12-13./IndeksOnline/