Krasniqi rrugës për në Australi, e pret aventura e re

Liridon Krasniqi (29-vjeçari) është rrugës për në Australi.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës para disa dite është larguar nga Dubai, ku ishte duke i kaluar disa ditë pushim dhe është nisur për në Australi, shkruan IndeksOnline.
Përmes rrjeteve sociale Krasniqi ka postuar një foto ku shihet në aeroplan privat duke udhëtuar përtej oqeanit.

“Gati për një sfidë të re”, ka shkruar Krasniqi.
IndeksOnline kishte raportuar para disa dite se Krasniqi do të huazohet për gjysmësezoni në A-League te skuadra e Newcastle Jets.
Kujtojmë që futbollisti nga Komuna e Vitisë është pjesë e klubit nga Malajzia, Johor Dahor./IndeksOnline/