75 Mall Live Search
19:38 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / A. A

Luan Krasniqi bën thirrje të votohet Lëvizja Vetëvendosje!

Vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ish boksieri shqiptar, Luan Krasniqi ka treguar publikisht simpatinë e tij për Lëvizjen Vetëvendosje.

Junikasi bëri thirrje që shqiptarët të zgjedhin të ardhmen e jo të votojnë për të tashmen.

“Ndodhemi pakë ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Deri më tash, pothuaj të gjitha partitë qeverisën me shtetin. Më së shkurti Lëvizja Vetëvendosje. Tentimi i saj 51 ditësh për rikthimin e shtetit u ndalë, atëherë kur kërkoi nga ministritë dorëzimin në prokurori të dëshmive për rastet korruptive.    

Prandaj, zgjedhjet janë më shumë se një votim. Votuesit duhet të zgjedhin të ardhmen e jo të votojnë të tashmen. Mbi të gjitha, ndryshimin!

Vota e 14 shkurtit është votë mbijetuse per shtetin e Kosovës” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

/Indeksonline/