Ish trajneri i Valon Berishës, zyrtarizohet te Borussia Dortmund

Trajneri i Borussia Monchengladbach, Marco Rose do të përfundoi aventurën 2 vjeçare me këtë skuadër, në përfundim të edicionit.
Nga qershori, sezonin e ri 2021/22 do ta fillojë si trajner i Borussia Dortmund.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, edhe pse Rose do të vazhdojë punën edhe disa javë në Monchengladbach, transmeton Indeksonline.
44-vjeçari, ka punuar edhe në Austri te Red Bull Salzburg.
Gjatë kësaj periudhe punoi edhe me mesfushorin kosovar, Valon Berisha.
/Indeksonline/