75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / kutia

Mërgim Vojvoda: Sot e gjithmonë për ty Kosovë!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. 

Shteti i Kosovës sot, më 17 shkurt feston përvjetorin e 13-të të Pavarësisë, shkruan IndeksOnline. 

Përmes postimit, lojtari i ekipit italian, Torino, Vojvoda ka uruar përvjetorin e 13-të. 

“Urime Kosovë! Sot e gjithmonë për ty Kosovë! Ndero gjithmonë vendin!”, ka shkruar Vojvoda në rrjetet sociale.